Gjinekologia Enkeleda Prifti, teksa ka komentuar në “Log” plakjen e popullsisë në Shqipëri është shprehur se çiftet e reja po e shtyjnë gjithnjë e më shumë krijimin e familjes dhe lindjen e fëmijës së parë, duke preferuar të përjetojnë fillimisht eksperienca personale dhe të arrijnë pavarësi ekonomike.

“Çiftet nuk dëshirojnë si më përpara që të mbarojnë shkollën, të martohen e të bëjnë fëmijë, por dëshirojnë të shijojnë jetën, të dalin, të jenë të sigurte te parteri i tyre që të krijojnë një familje dhe kjo do pak kohë”, tha ajo.

Prifti tha se mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë sot është rreth 30 vjeç, por kjo ndryshon ndjeshëm mes zonave urbane dhe atyre rurale.

“Në zonat rurale janë mosha më të reja, sepse ato realizohen duke u martuar dhe duke lindur fëmijë, krijojnë statusin e tyre përmes kësaj rruge. Ndërsa, në zona urbane, natyrisht ka mundësi që të shkollohet, të dal në punë, të ketë pavarësi ekonomike që mund ti sjellë edhe pavarësi nga partneri para se të krijoj familje. Në zonat urbane kërkojnë kohën e duhur dhe kur të ndihen të realizuar që të vendosin si çift për të pasur një fëmijë e të krijojnë familje”, tha Prifti.

Ajo thekson se sot, një fëmijë konsiderohet pak, ndërsa dy janë “normalja”. Për fëmijën e tretë, çiftet zakonisht hezitojnë dhe e peshojnë mirë vendimin, sidomos nëse mosha u afrohet të 40-ave apo 45-ave.

“Nëse i kap mosha 45-vjeçare do mendojnë shumë gjera, jo se mungon dëshira. Mosha shtyhet sepse është përpara faktit, vë në peshë rreziqet ose çfarë mundësish ka”, tha ajo.

Enkeleda Prifti, Obstetër-gjinekologe: Mendoj se çiftet e reja po e shtyjnë krijimin e familjes. Si në gjithë botën edhe këtu, fasha e re e popullatës kërkon që fillimisht te këtë eksperiencat e tyre në jete, nuk dëshirojnë si më përpara që të mbarojnë shkollën, të martohen e të bëjnë fëmijë, por dëshirojnë të shijojnë jetën, të dalin, të jenë të sigurte te parteri i tyre që të krijojnë një familje dhe kjo do pak kohë. Nuk mund të krahasojmë më para 20-30 vitesh.

Rreth 30 është sot mosha e lindjes së fëmijë së parë, por varet edhe nga zonat. Në zonat rurale janë mosha më të reja, sepse ato realizohen duke u martuar dhe duke lindur fëmijë, krijojnë statusin e tyre përmes kësaj rruge. Ndërsa, në zona urbane, natyrisht ka mundësi që të shkollohet, të dal në punë, të ketë pavarësi ekonomike që mund ti sjellë edhe pavarësi nga partneri para se të krijoj familje.

Në zonat urbane kërkojnë kohën e duhur dhe kur të ndihen të realizuar që të vendosin si çift për të pasur një fëmijë e të krijojnë familje. Sot thonë që një është pak dhe dy fëmijë janë normal, te i treti mendohet pasi varët nga mosha që i gjen fëmija i tretë. Nëse i kap mosha 45-vjeçare do mendojnë shumë gjera, jo se mungon dëshira.

Mosha shtyhet sepse është përpara faktit, vë në peshë rreziqet ose çfarë mundësish ka. Tani shikoj gjithnjë e më shumë prindërit që vajza ose djali të ketë një motër ose një vëlla, kjo tregon për ta se sa e rëndësishme është familja, kjo i bën ata më të përgjegjshëm në sytë e mi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko