Policia e Tiranës ka publikuar planin e  masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore.

 

Uniformat blu do të bllokojnë disa segmente gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.

 

Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve, janë ato që të çojnë drejt stadiumit “Air Albania” si dhe bulevardi qendror.

 

Policia e Tiranës i bën thirrje tifozerive që të zbatojnë rregullat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re