Pas vendimit për të nisur zyrtarisht hetimet për Marsida Qatjan, pas vr asjes së Dritan Haxhollit dhe pla gosjes së Bledar Toçi, mbrëmjen e 9 tetorit, në banesën e saj, Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë pasaportën e 30-vjeçares.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria ka pasur informacione që Marsida Qatja do të udhëtonte jashtë vendit, lidhur dhe me faktin se bashkëshorti i saj po vuan dë nimin në Gjermani, ndaj dhe ka marrë masë sigurie, duke i sekuestruar pasaportën.