Kreu i PD, Lulzim Basha është pyetur nga një qytetare ne Patos se ka ai si kandidat për kryeministër një plan për të rikthyer të rinjtë shqiptarë që janë jashtë shtetit.

Basha është treguar realist ndaj qytetares duke i thënë se nuk garanton se do i rikthejë të gjithë, por do të angazhohet që në Shqipëri të krijohen kushtet për ta me paga dinjitoze e vende pune.

Sipas tij me thithjen e investimeve të huaja dhe hapja e vendeve të punës do të bëjë që jo vetëm të rinjtë shqiptarë mos ikin, por edhe atyre që janë jashtë të kthehen.

‘’Mendoj që plani për të hapur vende pune dhe për të trajnuar vende pune, është mundësu për ata që janë larguar. Arsyet pse ikin janë të rinjtë sot janë të njëjtat pse kanë ikur dhe ata. 94% e studentëve që janë larguar nuk duan të kthehen. Do të krijojmë mundësi.

Duke thithur investime. Nuk vijnë investimet në një vend ku nafta është më e shtrenjta në botë. Vetëm Suedia dhe Singapori e kanë më të lartë. Energjia elektrike, taksat. Investimet e  huaja të vijnë, duhet të krijojmë kushtet. Prandaj plani jonë është tek ekonomia. Kur ngrihet, ingranazhet vihen në lëvizje, ky është mundësia që të rinjtë të punësohen me paga dinjitoze. Nuk garantoj që të gjithë do të kthehen, por ata që janë larguar për bukën e gojës dhe kanë profesion, do të kenë këtu paga dinjitoze. Ekonomia është kryefjala. S’do të ketë më afera.’’- tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re