Planet e ushtrisë së SHBA për të instaluar një pistë pluskuese detare në bregdetin e Gazës për kalimin e ndihmave humanitare, po akuzohen nga zyrtarë të OKB si një ‘mbulim’ për të ndihmuar Izraelin në pushtimin e qytetit jugor palestinez Rafah.

Pista e re detare pritet të montohet deri në maj sic permendi papritur presidenti Joe Biden, dhe sipas zyrtarëve do të “rrisë masivish” ndihmën në Gaza duke shkurtuar rrugët tokësore që sipas tyre kontrollohen nga ushtria izraelite. Kjo e fundit kontrollon gjithashtu ujërat para Gazës teksa deri para luftës kishte një perimetër të caktuar detar ku palestinezët mund të peshkonin.
Zyrtarët e OKB thonin sot se një pistë e tillë duhet të vendosej në veri të Gazës ku kërcënimi i urisë është më i rëndë, dhe jo në një territor të kontrolluar rreptësisht nga ushtria izraelite, shkruan rrjeti britanik TheIndependent.

Zyrtarët shtonin se pista me shumë gjasa është “një zëvendësues për kalim tokësor ushtarak” që mund të përdoret nga ushtria hebreje për pushtimin e rajoneve jugore të Gazës.
Zyrtari i paemëruar i OKB tha se diçka e tillë duhej vendosur në Veri të Gazës ndërsa propozimi aktual sipas tij duket si një “kamuflim i ndihmës për ushtrinë izraelite në pushtimin e Rafah”.
Më shumë se 1 milionë palestinezë strehohen aktualisht në Rafah, fillimisht sipas udhëzimeve të ushtrisë izraelite, e cila tani kërkon që ata të largohen përsëri për të nisur sulmin kundër Hamas në qytet.
Ushtria e SHBA kërkon të instalojë aty urën portative 500 metra të gjatë për lidhjen me bregun, ku anijet mund të shkarkojnë mallrat e tyre.
Ata thonë se diçka e tillë lejon shkarkimin e rreth 200 kamionëve me ndihma ushqimore e mjeksore, edhe pse nuk është e qartë se përse Izraeli që bllokon ndihmat nga hyrjet tokesore, do të bënte përjashtime në këtë pikë detare hyrjeje.
Aktualisht kamionët e ndihmave nga Egjipti duhet të kalojnë nga Izraeli në periferi të Gazës për të arritur në veri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re