Vjeshta ka nisur me kohë të paqëndrueshme dhe kjo do të karakterizojë edhe këtë të shtunë, ku paraditja do të mbizotërohet ka kthjellime por edhe vranësira në zonën malore të vendit.

Por pjesa e dytë e ditës do të sjellë e kësaj të shtune do t’ju prishë planet pasi do të ketë shira intensive në zonat veriore dhe lindore të vendit, ndërsa reshje do të ketë edhe në pjesën qendrore.

Temperaturat do të shkojnë në vlera minimale në 12 gradë celcius dhe në 31 gradë në ato maksimale. Kështu që kur të dilni nga shtëpia sot, mos harroni çadrat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re