Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për anëtar të Këshillit  Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti është shprehur se zotimet e tyre dhe plani i punës është bazuar në dy problemet kyçe të Tiranës, që janë kosto e jetës dhe abuzimi, mungesa e transparencës, arroganca ndaj qytetarit.

I ftuar në Panorama TV, mjeku Alimehmeti theksoi se planet e tyre janë lehtësisht të zbatueshme në kohë dhe në financa.

Ndërsa theksoi se premtimet e qeverisë Rama për rritje pagash janë “boshe dhe i bëjnë sepse qartësisht të shqetësuar për rezultatin e 14 majit”

Ilir Alimehmeti: “Ka një sërë zotimesh dhe plan pune që është bazuar në dy problemet kyçe të Tiranës, kosto e jetës dhe e dyta, abuzimi, mungesa e transparencës, arroganca ndaj qytetarit.

Prolbleme të tjera janë trafiku, ndotja, mungesa e ujit.

Parregullsitë janë denoncuar, të gjitha këto premtime edhe ato për rritje pagash, që nuk lejohen të bëhen ditët para zgjedhjeve.

Janë qartësisht të shqetësuar për rezultatin e 14 majit, po mundohen të japin premtime boshe.

Ne u themi njerëzve mendo me kokën tënde, për familjen dhe rrethin tënd, je apo nuk je mirë. Mendo për veten tënde.

Ka premtuar ujë 24 orë që në mandat të parë, por kanë kaluar 8 vite.

Ti vetë je në kondidat që të janë premtuar? Nëse je duhet të reagosh ndaj kësaj gënjeshtre. Zotimet tona janë ta arritshme në kohë dhe financë.

Ligji thotë që duhet t’i numërosh pemët që ke mbjellë. Rama tha se nuk e ka bërë, atëherë ka shkelur ligjin. Kemi një situatë më mbetje urbane që kemi problematike madhore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re