Kryeministri Edi Rama ka sulmuar në Kuvend opozitën shqiptare, teksa mbante fjalën në foltoren e Parlamentin ku po zhvillohet monicioni me debat për qëndrimet e kreut të qeverisë ndaj sulmit në veri të Kosovës.

Rama u shpreh se “draft rezoluta të tilla në Kuvend shfaqen me shpejtësi të rrufeshme në propagandën kundër qeverisë”, duke shtuar se “planeti i ‘nongrata-ve’, e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së dëgjimit dhe shikimit”.

Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria për herë të parë nuk u linjëzua me qëndrimet e BE-së, duke e konsideruar të papranueshme faktin që nuk dënoi Serbinë për agresionin në Banjksë, por theksoi se “Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Bruksel dhe Washtington”.

Edi Rama: “Draft rezoluta të tilla në Kuvend shfaqen me shpejtësi të rrufeshme në propagandën kundër qeverisë.

Cilin planet duhet të kërkojmë për të përshtatur këtë seancë për mocion me debat me akuza për tradhti e tradhtarë. Botës demokratike jo njëherë, fatmirësisht për të gjithë Shqipërisë bota nga vijnë këto shkulmë dëshpërimi ekstrem i përket një planeti tjetër dhe së fundmi ka marrë emrin “planeti nongrata”, e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së dëgjimit dhe shikimit.

S’mund ta mbrojmë shëndetin e demokracisë parlamentare nga lëndimi i helmeve që lëshohen në emër të fjalës së lirë.

Rregullorja na imponon zhvillmin e një debati që dihet si dhe kush e zhvillon.

Do them të vërtetat e mia për Kosovën duke u nisur nga agresioni kriminal për Banjkës, nxori thonjtë e krizës së veriut të Kosovës dhe ia nguli mu në fyt procesit të dialogut dhe njohës së shtet njohjes së Kosovës.

Armatimet e trafikuara për sulm ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar. Lajmi i vrasjes së efektivit të politikës së Kosovës ishte si një bombë.

Fundi i ngjarjes ishte shembullor nga forcat e policisë së Kosovës që nuk ranë në kurth por neutralizuan zgjerimin e konfliktit duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të provokimit djallëzor të grupit kriminal serb.

Hija e së shkuarës bashkëjeton me Serbinë që ka disfata e saj finale në ’99 si hija që ndjek njeriun sapo del drita.

Si reagoi qeveria shqiptare?

Për herë të parë në 10 vite nuk u linjëzuar me deklaratën e BE, ishte kryekëput për Kosovën dhe detyrat e saj në procesin e dialogut, dhe s’kishte asnjë gërmë për Serbinë.

Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Bruksel dhe Washtington. Ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë tjetër të kishte ndodhur, Ishte ngjarja më e rëndë në marrëdhënie Kosovës Serbi.

Ishte pasuar nga një akt i papranueshëm, shpallje zie në Beograd. Ia bëmë të qartë miqve në Bruksel, prisnim një deklaratë të dytë të BE ku të dënoheshin organizatorët e agresionit kriminal dhe organizatorët e zisë kombëtare në Beograd.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re