Kryeministri Edi Rama pretendon se ka një plan midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta për ta larguar nga pushteti.

Gjatë fjalës në Kuvend, shefi i mazhorancës tha se pas këtij plani politik fshihet Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhe se Monika Kryemadhi e LSI-së, dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë vetëm instrument që shfrytëzohen prej tyre për të arritur qëllimin: minimin e rrugës së negociatave për BE.

“Berisha dhe Meta kujtojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe mallkimet e Monikës e kanë gabim. Unë jam shënjestra, koka që i duhet ofruar turmës për ta frymëzuar e sjellë të ndërsyer në bulevard, ndërsa prerja e kërkuar në këtë gjah politik nuk jam unë, por vendi, që duhet ndalur para se të kapërcejë pragun e negociatave dhe të hapë dy kapitujt e parë dhe duke hapur kapitujt e drejtësisë, vendi duhet ti provojë BE e reforma nuk është vetëm një maket, mekanizëm pastrimi i sistemonit të drejtësisë por është shtet i së drejtës, ku qoftë gjykatësit e kapur nga vetingu, politikanët e korruptuar e të paprekshëm mund të këputen si pras nga goditjet e drejtësisë së çliruar nga kthetrat e tyre. Plani është i qartë dhe jo budalla për mbijetesën politike”, deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij, nuk munguan edhe batuatat dhe ironitë kur tha se pas vendimit të Metës historia e filozofisë përballet me një zbulim befasues për njerëzimin. “Filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur e kanë dëgjuar këtë zbulim“, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re