Mirdash Osmani u arrestua nga policia pasi dyshohet se e kishte kthyer në “profesion” vjedhjen e makinave dhe çmontimin e tyre dhe shitjen më pas për skrap.

Gjatë hetimit të çështjes, ajo që i ka bërë më shumë përshtypje bluve të kryeqytetit ka të bëjë me teknikën që ai përdorte për të vjedhur.

Lexo edhe :Related Posts

Osmani e kishte bërë “rrugë” vjedhjen e makinave, por duket se ka gabuar në strategji në rastin e fundit, e cila shërbeu për policinë si një mundësi për të zbuluar veprimtarinë e tij. Ai u kap pasi vodhi një makinë në zonën e Kombinatit në Tiranë pasi gjithçka ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pas vjedhjes, ai e mori makinën dhe e dërgoi në Dibër ku edhe nisi çmontimin e saj në servis, gjë të cilën nuk mundi ta përfundonte pasi u kap.

Teknika

Osmani mendonte se kishte një teknikë të pathyeshme sa i përket vjedhjes. Vizionplus.tv mëson se ai fillimisht u merrte makinat me qira dhe u kopjonte çelsat. Më pas, priste 6 muaj deri në një vit dhe shkonte e gjente makinën duke e hapur lirisht përmes çelsave të kopjuar.

Mirdash Osmani kështu fitonte të ardhura nga vjedhja e makinave dhe shitja e tyre për pjesë. Grupi hetimor po punon edhe për të paktën tre raste vjedhjesh makinash që dyshohet se është i përfshirë Mirdash Osmani dhe disa të tjerë.

Në lidhje me këto raste policia do të bëjë edhe krahasimet e numrave të shasisë së pjesëve të automjeteve të gjetura në servisin e 42 vjecarit dhe makinave të vjedhura. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re