Italia ka gati planin ekonomik kombëtar për të rimëkëmbur vendin nga pasojat që ka shkaktuar kriza pandemike.

Brenda datës 30 prill Kryeministri Mario Draghi, do të dorëzoj në Komsionin Europian dosjen prej 337 faqesh, që për qeverinë italiane konsiderohet ndërhyrja epokale në reformimin e vendit me investimet përkatëse.

Ky plan kombëtar ekonomik me vlerë 248 miliardë euro, pjesa më e madhe e së cilës është financuar nga Recovery Fond i Bashkimit Europian, ka si objektiv parësor riparimin e dëmeve të krijuara nga pandemia.

Italia, ashtu si dhe vendet e tjera anëtare të BE, u është dashur të hartojnë një program ekonomik të detajuar ku kanë renditur mënyrën se si do të përdorin fondet e garantuara në nivel komunitar e që janë pjesë e 750 miliardë eurove të ndara në bazë të pasojave që pandemia ka shkaktuar në secilin prej tyre.

Nga 248 miliardë euro të programit ekonomik italiane, 191.5 miliardë vijnë nga fondet europiane, e që brenda vitit 2026 duhet të shndërrohen në investime e reforma për ekonominë e vendit.

Plani Kombëtar i rimëkëmbjes së Italisë është i organziuar në gjashtë misione të mëdha; Sektori i shëndetësië, politikat aktive në sistemin e punës, formimit, gjithëpërfshirjes sociale e territoriale, sektori i kulturës e kërkimit shkencor, infrastruktura, tekonologjia e digjitalizimi si dhe revolucioni ambiental.

122.6 miliardë euro të tjera Italia do t’i marr në formë huaje nga Banka Europiane e 68.9 miliardë me fond të humbur.

Qeveria italiane pritet të lëvroj dhe 26 miliardë euro për vepra publike specifike.

Plani Kombëtar për Rimëkëmjen e vendit u prezantua nga Kryeministri Mario Draghi në dy dhomat e parlamentit italian.

“Është gabim të themi se ky plan është një program ekonomike numrash, objektivash e skadencash. Në këtë plan është e ardhmja e vendit”, deklaroi  para parlamentarëve kreu i qeverisë italiane.

“Ne na takon detyrimi e nderi të përgatisim të ardhmen e vendit.”

Impakti social i këtij plani pritet të ndihmoj kategoritë sociale më vulnerabile të goditura nga emergjenca shëndetësore, gratë e moshat e reja, të reduktoj pabarazitë gjinore e diferencën e zhvillimit territorial mes Veriut e Jugut të Italisë.

 

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re