Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi për të pranuar planin franko-gjerman ka sjellë reagime të shumta.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, gazetari Agustin Palokaj tha se kjo marrëveshje ka qenë një  minimum i nevojshëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe ecjen përpara të dy vendeve.

 

“Është një prej marrëveshjeve më të rëndësishmë që kur ka nisur dialogu. Marrëveshja e parë në 2013 kishte më pak pika sa i përket normalizimit të vërtetë të raporteve.

 

Unë e kuptoj këtë marrëveshje si minimumi i nevojshëm dhe maksimumi i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve. Nëse do të ketë vullnet të mirë për rtë zbatuar marrëveshjen, do shënojë nivele të reja të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha gazetari.

 

Ai shtoi më tej se më vështirë për të pranuar planin franko-gjerman do ta ketë Vuçiç, pasi përmes kësaj marrëveshje Serbia de facto njeh Kosovën si shtet të pavarur.

 

“Dialogu nuk duhet të shihet si ndeshje. Kosova duhet të formojë asosacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo marrëveshje hap mundësinë e Kosovës në integrimin në disa organizata ndërkombëtare. Vendet duhet të pranojnë dokumentet shtetërore dhe Serbia mos kundërshtojë Kosovën në anëtarësimin ën organizatat ndërkombëtare. Është sfidë për qeverinë e Kosovës për të zbatuar pikën e asosacionit. Vuccicc do e ketë më vështirë se de facto kjo do shërbejë si njohje e Kosovës”.

 

Gazetari më tej shton se në marrëveshje është saktësuar që Kosova dhe Serbia duhet të lënë pas të shkuarën për të mos u bërë pengesë, por jo ta harrojnë atë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re