Janë zbardhur rrëfimet e Arbër çekajt, Fatmir Pjetrit dhe Lulzim Çepeles të cilët tentuan të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë.
Fatmir Pjetri ka marrë përsipër arratisjen duke thënë se ishte faji i tij.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka siguruar një letër të Arbër çekajt i cili thotë se nuk kishte dijeni, madje e ndoqi instiktivisht Pjetrin teksa ishte me kafe në dorë, por më pas u kthjellua dhe konstatoi se nuk ishte zgjidhje.

”Arbri nuk ka goditur asnjë polic. Indikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instinktike fatmir pjetrin kur e ka parë duke u larguar.

Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, vetë arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje. Ai nuk është kriminel dhe po respekton ligjet e shtetit në të kundër do të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte kriminel, ai do të ishte duke pirë kafe në Kosta Rika.

Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që punojnë kundër familjes çekaj. Ai është thjesht viktimë, pasi plani ishte i fatmir pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur, pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime.”– shkruan Arbër Çekajt në letër.

Po ashtu edhe Çepele thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen teksa aktin e vetëvrasjes po e bënte pasi ishte i rënduar psikologjikisht pasi i kishin vrarë dy nipa./Balkan Web

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re