Arbër Çekaj, i cili bashkë me Fatmir Pjetrin tentuan të arratiseshin nga burgu “313” në Tiranë ka folur për herë të parë pas dështimit të planit.
Çekaj e ka mohuar planin e arratisjes, ndërsa është shprehur se nuk kishte dijeni, madje e ndoqi instiktivisht Pjetrin teksa ishte me kafe në dorë.
“Unë nuk kam goditur asnjë polic, i ndikuar nga gjendja e rënduar psikologjike, për shkak të burgosjes së babait tim, kam ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin, kur e pashë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë, ndalimi im, por vetë unë jam kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje.
Unë nuk jam kriminel dhe respektoj ligjet e shtetit tim. Po të mos ishte kështu do të isha larguar për në Dubai ose ndonjë shtet tjetër, po të isha kriminel, do të isha duke pirë kafe në kosta rika. Pohoj se ka segmente të shtetit që po punojnë kundër familjes sime.
Jam thjesht viktimë, plani ishte i Fatmirit, këtë e ka pohuar dhe ai vetë. Kam qenë me kafe në dorë, dhe kur e kam parë të largohej e ndoqa nga pas, pa e ditur se ku po shkonte. Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime”, ka thënë Çekaj.
