Sipas një vendimi të Qeverisë se Malit të Zi lidhur me projektin e ‘nënshtetësisë ekonomike’ duke filluar nga 1 tetori do te jetë e mundur që nënshtetësia malazeze të merret nëse investoni në këtë vend 250 mijë euro, .

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të rikthejë në jetë projektin e nënshtetësisë ekonomike, i cili sipas reagimeve, do të jetë i dobishëm për shtetin. Në vendimin më të ri të qeverisë, nga 1 tetori do të jetë e mundur të merret nënshtetësia malazeze nëse investon në vend.

“Programi i shtetësisë ekonomike do të jetë në dispozicion për një maksimum prej 2.000 aplikuesve nga vendet jo anëtare të BE-së gjatë një periudhe të kufizuar prej tre vjetësh”, tha qeveria në një deklaratë.

Ambasadori i BE-së në Malin e Zi, Aivo Orav, tha se qeveria e Malit të Zi duhet të shqyrtojë me kujdes çështjen e nënshtetësisë ekonomike në mënyrë që ajo të mos bëhet pengesë në rrugën e vendit drejt integrimeve evropiane. Në dispozicion do të jenë dy variante të nënshtetësisë ekonomike.

E para, nënkupton investimin prej 250 mijë eurosh në projekte zhvillimore në rajonet e pazhvilluara të Malit të Zi dhe i dyti investime në të njëjtat kushte, por në një tavan prej 450.000 eurosh.

Krahas kësaj qeveria thotë se të interesuarit për marrjen e shtetësisë duhet të paguajnë dh enjë kompensim prej 100.000 eurosh, i cili do të shkojë ne një fond të veçantë për zonat e pa zhvilluara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re