Kryeministri i Haitit Jack Guy Lafontant dha dorëheqjen pas dhunës në protestën kundër planit të qeverisë për të ngritur karburantin, përcjell KosovaPost.

Duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve, kryeministri i Haitit Lafontant tha se ai i ofroi letrën e dorëheqjes Presidentit Jovenel Moise.

Deputetët kërkuan Lafontant të përgjigjet në pyetjet rreth dhunës në protestën e organizuar më 6-8 korrik.

Më 6 korrik u mbajtën demonstrata mbi planin për të rritur 38 deri në 51 për qind të karburantit në Haiti dhe qeveria hoqi planin të nesërmen. Gjatë demonstratave të paktën 7 persona humbën jetën./KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re