Kryeministri Edi Rama njoftoi se pavarësisht koronavirusit, plani i rindërtimit nga tërmeti do të vijojë.

Rama u shpreh se sapo virusi të largohet nga Shqipëria, do të fillojë rindërtimi i banesave, shkollave apo spitaleve.

“Disa nga ne janë në çadër, pasi ata e humbën shtëpinë. Kjo është shumë herë më e tmerrshme se tërmeti. Atyre nuk do tu themi atyre që nuk do t`ju ndërtojmë shtëpitë. Korona pa korona ne do të nisim ndërtimin e shtëpive, spitaleve, shkollave sapo korona të shporret nga shtëpia jonë e përbashkët”, tha Rama. 

Ndërkohë, Rama njoftoi se gjatë mbrëmjes do të bisedojë me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, duke u shprehur se do t`i kërkojë, që pas kësaj situate, fondet e tërmetit të mos ndryshojnë destinacion.

“Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra nga aryset pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon. Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpië dh ebëjnë 160 mln dollarë. Qeveria nuk do i lëvizë nga donacioni”, u shpreh Rama. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re