Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhley ka mbajtur fjalën e tij në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku deklaroi se Plani i Rritjes është ambicioz.

Varhley tha se ka ngelur dhe gjysma e kohës për të vënë në zbatim këtë plan, ndërsa shtoi se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet për vendet që do të bëhen anëtarë të Bashkimit Europian.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë, dua të lëmë diçka pas, diçka serioze. E prekshme. Diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shoqëritë e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE. BE duhet të që të ofrojë të gjithë përfitimet që sjell anëtarësimit. Kjo është ideja jonë që vjen me planin e rritjes. Është plan ambicioz. Kemi gjysmën e kohës për ta vënë në zbatim. Rajoni do të duhet të ecë me shpejtësi përpara, për plotësimin e reformave. Duhet të aplikoni rregullat e BE. Mund të bëheni pjesë e tregut europian edhe para se të jeni vend anëtar i BE.”, tha ai.

Varhley kërkoi nga partnerët europianë dhënien e një fondi shtesë prej 6 mld euro që të shkojnë për infrastrukturë, teksa u bëri thirrje institucioneve financiare që të tregohen më të shpejtë.

“Kërkesa ime e tretë është dëshira për partnerët tanë që përvecc 30 mld euro na jepni edhe 6 mld euro për infrastrukturën. Këto do bëhen pjesë e ekonomisë dhe jo thjesht për trashëgiminë kulturore. Banka Europiane, FMN, Berzh duhet të tregohen më të shpejtë se më parë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re