Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy vendet e para të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së.

Për këtë, ka reaguar përmes një postimi në platformën X, komisionerja për zgjerim, Marta Kos, e cila nxit dy vendet të vazhdojnë përpara me reformat.

“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendosjen e ritmit në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes 🇪🇺!

Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe afrimin e vendeve me BE-në”, shkruan ajo.

Congratulations to North Macedonia and Albania for setting the pace in the Western Balkans to receive pre-financing under the 🇪🇺 Growth Plan!

This should fuel their implementation of key reforms to drive growth, improve citizens’ lives & bring the countries closer to the EU.

— Marta Kos (@MartaKosEU) March 24, 2025

Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor synon integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE, duke përfshirë aksesin progresiv në tregun e vetëm të BE-së.

Plani mbështetet nga një instrument i ri financimi i bazuar në performancë, Lehtësia e Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ai përbëhet nga deri në 6 miliardë euro në total për periudhën 2024-2027, nga të cilat 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi favorizuese.

Të paktën gjysma e zarfit të përgjithshëm do të mbështesë investimet në infrastrukturë dhe lidhjen, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.

Pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare dhe të destinuara për zbatimin e reformave.

Për të përfituar nga Lehtësia, çdo vend duhej të përgatiste një Agjendë Reforme, e cila konsultohet, vlerësohet dhe miratohet nga Komisioni Evropian pas vlerësimit pozitiv nga Këshilli i BE-së.

Lëshimi i fondeve të parashikuara për çdo vend do të kushtëzohet me zbatimin me sukses të Agjendave të Reformës.

Axhenda e Reformës është një mjet që synon të sigurojë zbatimin e reformave të nevojshme që do të çonin në transformimin shoqëror duke përshpejtuar përafrimin e fushave prioritare me vlerat, politikat dhe praktikat e BE-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko