Presidenti Ilir Meta ka folur edhe për planet e karrierës së tij politike ku ka zbuluar se kishte pasur si qëllim që të konfirmohej si president edhe për një mandat tjetër por se ky plan kishte ndryshuar pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Më tej ai zbuloi se pas përfundimit të mandatit si president në 24 korrik të 2022, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të rikthehej në politikën aktive.

Ndër të tjera shtoi se deklaratat e tij të ashpra gjatë fushatës zgjedhore ishin bërë si pasojë e gjendjes së rëndë politike ku ndodhej vendi.

Meta: Unë kisha disa plane të tjera. Plani im ishte të kalojmë këtë situatë të rëndë, por ndryshuan pas 25 prillit. Plani im ishte që të bëj dhe një mandat tjetër si president. Por tani nuk kam zgjidhje tjetër veçse të jem aktiv në politikë edhe pas 24 korrikut pasi të mbarojë mandati

Ilir Meta i ka përballuar dhe do i përballojë të gjitha vështirësitë deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të mbrojë shtetin. U kërkoj falje të gjithë shqiptarëve për të gjithë ato dëme të shkaktuara deri në 25 prill me deklarata.

Më tha dikush evitoji pak këto shprehje. I thashë po nuk është qëllimi im mor professor a e kupton se cfarë duan të bëjnë këta. Po cfarë të bëjë presidenti kur ja marrin hapur kompetencat duke u betuar tek Lana?

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re