Shpallet plani kombëtar i gjelbërimit te vendit. 20 milion e 200 mije peme do te mbillen brenda tre viteve.  Nje fature te larte ndaj mjedisit, ministri Klosi u vendosi bizneseve qe deri tani kane fituar duke dëmtuar ambientin.
 
Rreth 7 milionë peme do te blihen dhe mbillen nga kompanitë dhe sipërmarrjet e përcaktuara tashme nga ministria.
 
Vetëm brenda ketij viti ministria do te vere ne dispozicion te bashkive 1 milion peme, te cilat do te mbillen kryesisht rreth shkollave. Paralelisht me ketë proces ministria ka nisur hartimin e inventari dixhital te  pyjeve, dokument qe do te japë informacion per fondin ne tërësi dhe gjendjen e pyjeve ne mbare vendin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re