Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon liderin demokrat, Lulzim Basha si të përfshirë në planin për ndërtimin e katër kullave të larta në tokën ku ndodhet aktualisht selia e Partisë Demokratike.

 

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ish-lideri historik i të djathtës ka treguar bisedën që ka realizuara pa tre vjetësh në telefon me pronarët e truallit.

 

“Kullat në selinë e PD. Më thotë një gazetar: unë kam të dhëna që ky e ka shitur selinë për kulla. Tre vjet para më merrte në telefon një pinjoll i familjes Toptani. Më kërkonte takim. Unë nuk e prita, i dërgoj një mesazh që çdo gjë që ke për çështje pronësie, drejtohu institucioneve. Ai nuk komunikoi më. 100 për qind që ai ka komunikuar me Bashën dhe i ka zgjidhur të gjitha. Ai është një kompleks që fillon nga kisha dhe përfundon të xhamia.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re