Një 30 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohet se ka organizuar vrajsen e bashkëshortit të motrës së tij në Itali.

Ne kuadër të operacionit të koduar “Infra Atlas”, është bërë i mundur ndalimi i Gezim Gjinit, 30 vjeç I cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë në dhjetor të vitit 2022 organizoi vrasjen me mjet prerës, të bashkëshortit të motrës së tij.

Specialistët e strukturave hetimore  dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Roça Priora, Itali, më datë 13.12.2022.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 30 vjeçari, i cili fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje.

Ndërkohë vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re