Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion policor në Durrës nga ku janë arrestuar të paktën 15 persona.

 

Bëhet fjalë pë emra të njohur të botës së krimit të cilët kishin planifikuar të vrisnin ‘Rrumin e Shijakut”.

 

Dyshohet se arrestimet kanë lidhje edhe me ngjarjen e pengmarrjes të ndodhur pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës nga ku u shoqëruan vëllezërit Beqiri.

 

Policia e Shtetit pritet të dalë në një deklaratë për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re