Nga Plarent Aleksi

Disa pyetje dhe Pergjigjet e mia per 4 vitet e ardhshme si Kryetar Bashkie ne Berat.
Pyetjet për kandidatët për kryetarë të bashkisë Berat për zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019

1. Qyteti i Beratit ka ende vështirësi me furnizimin me ujë ndërsa në disa lagje uji mungon pothuajse tërësisht dhe banorët vuajnë ende duke mbushur ujë me kova. Çfarë premtoni se do të mund të realizoni gjatë katër viteve të ardhshme në drejtim të përmirësimit të furnizimit me ujë?

Plarent Aleksi – Gjendja e furnizimit me uje te banoreve te Beratit eshte skandaloze. Prej me shume se 20 vitesh uji mungon ne menyre te rregullt ne shtepite e beratasve. Un e kam ndjere personalisht kete problem. Mbaj mend qe kur kam qene i vogel zbrisnim nga kati i peste me bidona dhe kova per te mbushur uj ku mund te gjenim. Edhe sot si ateher problemi vazhdon te jet i pa ndryshuar. Gjate diteve qe mbildhja firmat si kandidat i propozuar nga zgjedhesit muajin e kaluar ne lagjet e Beratit, dmth ne 2019, banoret nder te tjera kane permendur shpesh problemin e ujit. Madje shpesh here njerezit me kane folur per padrejtesi edhe ne fakturimin e ujit. Familjeve me asistence sociale, 15 mije lek te vjetra ne muaj, te cilave Ujsjellsi u kerkon te paguaj shuma maramendese kur ne te njejten kohe ka mungesa uji te theksuara dhe te vazhdueshme. Te njejtat ankesa per abuzim mi kane shprehur edhe per faturat e energjise elektrike. Uji i pishem eshte nje nga te drejtat themelore te njeriut dhe per kete problem personalisht si Kryetar Bashkie i Beratit do te jet nje nga pikat kryesore te strategjise per krijimin e nje strukture sherbimesh te garantuara nga administrata ime. Duke e njohur problemin nga afer impenjimi im do te jet me shume sesa premtim elektoral, duke perfshire edhe padrejtesite e lidhura me fakturimin e familjeve te varfera.

2. Disa zona rurale në bashkinë Berat, por edhe në bashkitë e tjera të qarkut ankohen për mungesën e një sistemi të transportit rrugor me orar dhe me linja të përcaktuara, gjë që e bën të vështirë qarkullimin e njerëzve. Në disa fshatra banorëve mund t’u nevojitet të ndërrojnë autobuz disa herë për të përshkruar distanca relativisht të shkurtra. Çfarë mendoni se mund të bëhet për të përmirësuar transportin e pasagjerëve?
Plarent Aleksi – Po ashtu, trasportin e veshtire ne Berat e jetoj cdo dite kur jam ne qytet, sepse nuk kam makine dhe me duhet te leviz me mjetet publike. Kam vene re se egzistojne disa probleme me vet linjen Uznov – Kombinat pervec faktit te mungese se lidhjeve publike me disa zona rurale dhe rethuese te qytetit. Kam vene re ne menyre te vecante mungesen e ajrit te kondicionuar ne mjetet e trasportit urban, gje qe behet edhe me e nevojshme diteve te nxehta te veres per moshat e medha dhe femijet e vegjel, por edhe ne dimer kur temperaturat bien ne menyre drastike. Gjithashtu ne disa orare ne mengjes nga ora 6 deri ne 8 dhe pasdite kur dalin puntoret e fasonerive linja Uznove-Kombinat behet e mbingarkuar. Njerezit jane te ngjeshur me njeri tjetrin sa u bllokohet frymarja, me nje ritem ecje te mjetit si te breshkave. Me pak fjale ne keto orare trasporti publik duhet te intensifikoje dhe implementoj mjetet e disponueshme, pervec sherbimit ne vetvete. Shpesh here problem eshte bere edhe shperndarja e aboneve, por edhe nr i aboneve me cmim te ulet per segmente te shoqeris te cilat jetojne ne kushte te veshtira ekonomike dhe shendetsore. Shpesh here mjetet te cilat jane ne sherbim ne linjen Uznov-Kombinat nuk jane te pershtateshme dhe kane munges sherbimi per njerezit me probleme te vecanta levizjeje. Cfare mund te behet? Gjithcka mund te behet. Transporti publik dhe te gjitha detajet lidhur me trasportin dhe lidhjen e lagjeve dhe zonave pereth qytetit do implementohen me objektiv krijimin e nje standarti te fort sherbimi cilesor.

3. Në takimet tona me banorë të Beratit, na është shprehur në mënyrë eksplicite si në vitin 2015 ashtu edhe më 2019, kërkesa për të pasur një kinema funksionale në qytet. A mendoni se kjo është e mundshme?

Plarent Aleksi – Mbaj mend kur isha i vogel shkoja ne kinema me babain per te pare filmat me Bruce Lee dhe Arnold Zhvaceneger, aty tek godina ne krahe te bashkise se sotme, e quajtur me vone, Aksi. Por nuk zgjati shume, kinemaja u mbyll. Me pas pati nje tentativ per te krijuar nje kinema tek Shtepia e oficerave, aty ky sot ndodhet vet Bashkia Berat por as kjo nuk vazhdoi. Mendoj se Berati nuk ka kevoje vetem per nje Kinema por edhe per nje Teater, po ashtu per nje teater kukullash per te vegjelit. Nese kjo eshte e mundeshme? Sigurisht qe eshte e mundeshme, por jo vetem. Abjente te tilla duhet te jen prioritet per mireqenien e jetes sociale te Qytetit dhe te Fshatit. Qyteti nepermjet Kinemase dhe Teatrit e kryen funksionin e tij me te larte, ate te edukimit me artin dhe krijimtarine te cilat jane thelbesore per cdo shoqeri te shendosh. Ne keto institucione qytetaria Beratase edukon brezat e ardhshem. Per mua nuk jane vetem vende ku kalohet koha e lire por gjithashtu vende takimi, komunikimi, lidhje shoqerie, edukimi te shpirtit krijues dhe ndarjes se mendimeve. Te treja keto istitucione do jen te realizuara brenda 2 viteve te para nese zgjidhem Kryetar Bashkie ne Berat. 4. Aktualisht ka ankesa për funksionim të dobët të bibliotekës publike të Beratit, në veçanti, mungesa e furnizimit të librave të rinj në këtë bibliotekë si dhe kushte të vështira leximi. Çfarë mendoni se mund të bëhet për të përmirësuar jetën kulturore në qytet? Plarent Aleksi – Jam shume dakort. Personalisht gjate studimeve te mia ne Itali, France, Zvicer, Amerik kam pasur mundesi te konsultoj biblioteka dhe arkiva te ndryshme te botes perendimore pervec biblotekes se Berati te cilen e kam frekuentuar prej moshes se vogel deri ne gjimnaz sepse vij nga nje familje shume e varfer dhe nuk kemi pasur mundesi ti blejm librat. Bibloteka e Beratit me eshte dukur shume e mire ateher. Por, sot, me eksperiencen qe kam perfituar jashte shqiperise mendoj se ajo hapsire eshte shume e vogel ne krahasim me sasine e librave te nevojshem per tu lexuar nga banoret e Beratit. Dija qe njerzimi ka akumuluar eshte aq e madhe sa ajo hapesir eshte pothuajse e barabate me 0. Gjate mandati si kryetar bashkie dua te promuovoj edhe iden e librit elektronik, nje facilitet i teknologjise i cili na lejon te perqendrojme ne hapsira te vogla me mijra libra. Personalish ne kete projekt dhurimin e pare do ta bej vet me 10 mije libra elektronik te cilet i kam grumbulluar gjate studimeve te mija, nuk i kam lexuar ende te gjithe te kuptohemi drejt. Jane libra ne gjuhe te ndryshme por te interesit te larte per mendimin tim. Gjithashtu per te permirsuar jeten kulturore kam deshire shume te promuovoj krijimtarine e poezise, leximet publike ne hapesiren e Biblitekes dhe te Teatrit te ardhshem. Cfare shpresoj eshte te kem fonde te mjaftueshme per te zgjeruar Biblioteken jo vetem me Librat por edhe fizikisht ndertesen ta bejme me te madhe dhe me me shume sherbime te tjera cilesore si salla leximi, ambjente te pershtateshme per konservimin e teksteve, arkiva, promuovimin e dijes per punen e biblitekareve dhe aktivitete te tjera dikutimesh publike mbi figurat e ndritura beratase dhe historine dhe traditen e Qytetit tone kaq te pasur.

5. Zona rurale e Beratit është një nga tokat më të pasura në Shqipëri. Çfarë mendoni se duhet të bëjë bashkia përgjatë katër viteve të ardhshme për zhvillimin e bujqësisë?

Plarent Aleksi – Zhvillimi i zonave rurale eshte nje tem e cila per mua eshte i lidhur ngushte edhe me zhvillimin ekonomik te Beratit ne pergjithesi. Gjate 3-4 – Qershor – 2019 isha ne Gjeneve , Zvicer tek Kombet e Bashkuara ne dy dite konference mbi objektivat e shekullit. Aty duke biseduar me specialiste te fushave te ndryshem dhe me baze literaturen e gjere te Kombeve te Bashkuara mbi problemet thelbesore te vendeve ne zhvillim si Shqiperia kam konceptuar premtimin tim nr.2 Vendosa ta quaj “Paketa per Luften Kunder Varferise”. Objektivi eshte krijimin e politikave sociale per uljen e Varferise dhe Pabarazis ne vende si Shqiperia. Sipas kesaj pakete ne Berat do te ndodhin ndryshime strukturale te rendesishme edhe me shfrytezimin e rezervave te naftes ne Shpirag. Objektiv i Bashkise Berat do te jet implementimi i mundesive te punesimit gjithperfshirese. Industrializimi dhe bujqesia ne vetvete nuk do te çoj automatikisht tek ritja e punesimit dhe ne ritjen e mireqenies pa krijuar politika te veçanta te krijuara posaçerisht me kete qellim. Nje shembull konkret jane industria e Fasoneve, ku keto investime jane te karakterizuara nga paga te ulta, munges sigurie ne vendin e punes dhe te vendit te punes si te tille. Mungojne gjithashtu Trajnimet dhe formimet profesionale te rendesishme kur fillojme pune ne nje zanat te ri dhe qe e ben me te thjesht punesimin. Pra, puna e Bashkise do te jet krijimi i strategjise per te vendosur ndryshimet strukturale ne sherbim te banoreve te Beratit. Eshte e rendesishme te nenvizojme gjithashtu se ritja ekonomike apo industrializimi ne vetvete nuk çon detyrimisht ne Progres te Qendrueshem te punesimit dhe te mieqenies. Ne luften kunder varferise kemi sukses vetem kur politikat ekonomike dhe sociale, institucionet si Bashkia dhe marveshjet politike jane te lidhura ngusht me kete objektiv (uljen e varferise). Vendet me te suksesshme ne Uljen e Varferise vendosen gjithmone ne praktike politikat industriale dhe bujqesore te cilat lehtesojne transformimet strukturale duke pasur si qender interesi kryesor krijimin e punesimit.
Disa nga masat kryesore te cilat kane çuar ne sukses jane:
– Investime publike ne infrastrukture
– Ndihme me Kredite banoreve per aktivitete prodhuese
– Mire menaxhimin (pa vjedhje, korrupsion) te politikave industriale dhe bujqesore, ndihma ne logjistik, me kredit dhe shperndarjen dhe respektin e biologjise se tokes
– Promovimin e prodhimeve bujqesore strategjike locale
– Politika sociale te cilat implementojne, know how (te dish nje zanat), dhe ndihme ekonomike te popullsise ne kushte ekstreme
– Reforma fiskale e cila implementon administrimin e taksava, barazon me 0 evazionin fiskal dhe ben me efikase shperndarjen e taksava per investime publike dhe sherbime
– Politika sociale te cilat kane per objektiv çrrenjosjen e pabarazise qe rjedh nga ngjyra e lekures, besimi fetar apo prejardhja.

6. Çfarë mendoni se do të bëni për të zgjidhur problemin e menaxhimit të dobët të mbeturinave urbane në kushtet kur qarku nuk ka një landfill?

Plarent Aleksi – Menaxhimi i mbetjeve ne Qytet dhe fshatra eshte jo vetem i dobet por skandaloz, dhe ky problem nuk ka lindur me administraten e fundit por ka shume shume vite qe vazhdon. Me shqetesuese jane mbetjet spitalore prane qendrave shendetesore she ato ne qender te qytetit te cilat krijojne nje imazh shume negativ edhe per turistet. Ne radhe te pare mendoj se ne Berat duhet te ndryshoj menyra e mbledhjes se mbetjeve duke bere nje diferencim te mbetjeve spitalore, mbetjeve te riciklueshme, mbetjet organike dhe ato te cilat nuk mund te riciklohen. Ne mungesen e landfillit Bashkia Berat mun ti dergoj mbetjet ne stacionet e riciklimit egzistuese. Plastika nga problem per ambientin mund te shnderohet ne burim te dobishem lende te pare per riperdorim ne struktura ku mund te riciklohet. Si pershembull ne projekte te mundeshme per risistemimin e kanalizimeve te bllokuara te qytetit apo ne nje risistemim te shtratit te lumit. Ndersa mbetjet organike te diferencuara mund te sherbejne per tu perdorur ne bujqesi. Mendoj se do arijme te bejme te mundur te kthejme problemin e mbetjeve ne burim te dobishem per projektet e reja. Mendoj se eshte e rendesishme edhe mbajtesit e mbetjeve, nje aplikim i sistemit francez do te ishte jo vetem shume funksional por edhe estetik.

7. Në përgjithësi si e mendoni të ardhmen ekonomike të zonës së Beratit në kushtet kur një pjesë e madhe e popullsisë është larguar?

Plarent Aleksi – Problemi i largimit te te rinjeve per punesim ne vende te tjera jashte Shaiperise eshte nje tregues serioz i menyres se si Berati dhe Shqiperia ne pergjithesi eshte perdorur si vend plackitje nga politika dhe te zgjedhurit lokale dhe qendror te se shkuares. Me kujtohet perseri kur isha duke mbledhur firma ne lagjet e Beratit. Mund te them ne terma statistike se gati 1\2 e dyerve te shtepive neper pallate ishin te mbyllura sepse banoret ishin larguar perfundimisht nga qyteti. Perhsembull ne 20 dyer ishin te mbyllura 10. Tek 10 te tjerat e banuara 5 dyer ishin te banuara nga njerez te moshuar, pensionist te cilet nuk shkon dot deri ne fund te muajit me leket e pensionit sepse kishin per te blere me shume ilace sesa ushqim. Tek 5 te tjerat qe ngelen banoheshin nga familje te cilat mesi prisnin te largoheshin nga qyteti i vdekur. Shpesh kam gjetur nena te moshuara te cilat jetonin vetem me semundjet dhe varferin, me probleme me zemren, me tensionin, me diabet, me degjimin etj etj. Njerez te moshuar te cilet kane nevoje per perkujdesje, per ndihme fizike dhe mjeksore. Keto takime me frymezuan te krijoi premtimin tim te pare te cilin e publikova ne princip ne faqen time te facebook me 28-05- 2019. Reforem e Veçante Ad HOC : Nje sherbim/asistence mjeksore ne banese per Pensionistet/Personat me aftesi te kufizuar/ Personat me Kemp do implementohet nga Bashkia Berat. Sot ideja eshte me e qarte dhe me detaje me te percaktuara. Jam konsultuar edhe me mjek specialist ekselent per te shkembyer propozime per implementimin e ketij projekti te dedikuar per qytetin tim dhe shpresoj se neser nese efektet jane pozitive projekti te shtrihet ne te gjithe Shqiperin sepse kushtet e Beratit jane te ngjashme edhe me qytetet te tjera dhe fshatra te tjera te Shqiperise. Ne menyre te shkurter po ju bej nje permbledhje. Projekti synon te krijoj nje sistem asistence dhe ndihme mjeksore nga infermier dhe parainfermier te zgjedhur nga bashkia apo me propozim nga te afermit e personave te moshuar te cilet do marin pjese ne kete program te cilin tani ne menyre te perkoheshme do ta quaj SOS Ndihme. Personat te cilet kane probleme me shendetin, te cilet jane me kemp apo te cilet jane te moshuar dhe kane nevoj per cfare do lloje ndihme, te cilet regjistrohen ne program do te pajisen me nje ore elektronike e cila do jet e regjistruan me qendren e kontrollit ne Bashki dhe me Spitalin e Beratit. Kjo or elektronike ka per funksion kryesor monitorimin e gjendjes shendetesore te personit, dhe ne rast perkeqesimi i dergon sinjal alarmi automatikisht qendres se kontrollit dhe spitalit. Keto jane te pajisura edhe me GPS per te treguar vendodhjen live dhe nje buton urgjence. Ne te njejten kohe kur nis sinjali i alarmit kartela personale i shfaqet qendres se kontrollit dhe spitalit te Beratit. Ne kete menyre shpresojme te evitojme ngjarje te veshtira apo tragjike. Projekti do implementohet nga Bashkia Berat por do te financohet nga vet familjaret e personave te cilet do futen ne program. Per shembull, un personalisht do ti pagoja me kenaqesi 50 euro ne muaj nga rroga ime kur punoj ne Itali, France apo Zvicer per programin ku do mari pjese mamaja ime nese jam i sigurt se ajo do te kishte vizita javore te rregullta nga nje infermier, me kontrolle te personalizuara shendetesore apo ne rast problemi ndihma e pare do te ishte urgjente. Programi mund te perfshije edhe ndihme per trasportin e pazareve deri ne banese kur te moshuarit kane rruge te gjate per te kryer apo banojne ne kate te larta te pallateve, Asistence Zhvendosje.
Problemet e Beratit shkojne pertej ketyre pyetjeve te te cilat ju me drejtoni apo atyre 1260 pikave qe partia socialiste mburet se i ka konstatuar. Problemet jane te pafunda dhe un i propozoj Beratit ta fillojmenga 0. Por eshte e rendesishme te nenvizojme se origjina e ketyre problemeve eshte vetem nje, Partia. PD dhe PS dhe LSI kane treguar me fakte se nuk jane te zote te mbajne premtimet elektorale sepse nuk kane ate objektiv, objektivi i tyre ka qene pushteti dhe ky vetem per interesat e tyre personale. Banoret e Beratit ne kembim te besimit qe i kane dhene partive kane pasur vetem zhgenjime te vazhdueshme njera pas tjetres, mashtrimet, korrupsioni, vjedhja kane bere qe Berati eshte sot nje qytet i vdekur dhe Shqiperia nje shtet ne agoni. Shaipetaret nuk jane popull i Varfer por nje popull i Vjedhur.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re