Një bombul gazi ka plasur në një banesë në fshatin Selitë në Cërrik e për pasojë kanë mbetur të plagosur pronari i banesës dhe mbesa e tij.

Sipas policisë dy të plagosurit K.Z., 18 vjeçe dhe I.Z., 81 vjeç janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë është djegur plotësishtë si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re