Një debat mbi baza fetare ka përfshirë ditën e sotme punimet e sancës plenare të Kuvendit.

Debati fillimisht u iniciua nga deputeti i opozitës Ralf Gjoni, i njohur per retoriken e tij te shpeshte anti myslimane,  gjatë fjalimi të tij në një pjesë kur po fliste për shpopullimin u shpreh se largimi i njerëzve do të bëjë që në Shqipëri të ngelen vetëm pleq si Spartak Braho, fëmijë kriminelësh ose gra të mbuluara me shami.

Pas përfundimit të fjalës së deputetit Gjoni, ka ndërhyrë drejtuesja e seancës plenare, Vasilika Hysi e cila i ka tërhequr vrejtje për gjuhën fyese.

Kësaj fraze të artikuluar prej deputetit opozitar iu përgjigj dhe deputeti Halit Valteri, i cili u shpreh se Gjoni duhet të lajë gojën mirë kur flet për zonjat me shami, pasi ato janë shumë herë më të nderuara se ti.

“Le ta lëmë fenë jashtë kësaj salle. Kur të flasësh për gratë me shami laje gojën mirë se janë shumë herë më të nderuara se sa ti.

E nderuar Vasilika, njerëz që janë islamofob kaq të thekur le t’i lëmë jashtë parlamentit. Për sa i përket Erdoganit do doja ta kisha mik po nuk më ka lidhë jeta”.- tha Valteri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re