Është shoqëruar me debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e sotme parlamentare ku po diskutohet projekt-buxheti për vitin 2022.

Në momentin kur Rama po replikonte me Bashën, ndërhyn Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi duke ndërprerë fjalën e kryeministrit. Rama i thotë Bardhit që të mbajë qetësi madje i kujton atij që nuk është Paloka duke i kujtuar përplasjen e brendshme brenda selisë blu në debatin për firmat e thirrjes së Kuvendit.

Rama: Mëso të lexosh o Basha mos shko pas balonave sepse nuk kupton çfarë flet 6.3 milionë dollarë janë në buxhetin e energjisë dhe infrastrukturës. Mëso ta lexosh buxhetin para se të recitosh. E dyta the këtu nuk ka vajtur 50 miliard ,me aritmetikën tënde ashtu u nis rruga e kombit 33.6 miliard dhe nuk lëviz dhe nuk shtohet. Të gjitha situacionet nuk janë si tenderat që bëje ti bashkë me PD, në një çorbë keni ngrinë dhe një çorbë keni gatuar, i fillonit rrugët me një fond dhe i conit me 3-4 fishin. Rruga e arbrit për buxhetin e shtetit ka kushtuar 33.6 miliard”

Debati Rama – Bardhi:
Rama: “Përse ndërhyn? Nuk të kam ndërprerë kur po shaje. Nuk jam Edi Paloka unë, për cfarë ndërhyn (I drejtohet Gazment Bardhit). Rrugët me terndera juaj nisnin me një shumë “X” dhe më pas përfundonin 3-4 fish më shumë.

(Rama ndërpritet sërish nga Gazment Bardhi)

Rama: Ore çfarë bën ky, më lër të flas. Nuk mund të them gjëra që të pëlqejnë tyre. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë. Keni dalë me formulën e re që ne s’kemi bërë baltën, sepse ju s’keni qenë aty. Cfarë është ky more që më ndërpret. A ka mundësi të mbash qetësi, Lulzim vendos rregull.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re