Është zhvilluar një debat në Parlamentin francez teksa fokusi ka qenë hapja e negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian.
Kryeministri i Francës, Edouard Philippe është shprehur krejtësisht kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, teksa vë në dukje rritjen e numrit të personave nga vendi ynë që kanë aplikuar për azil.
“Një vend kandidat për në BE, që është i dyti për nga azilkërkuesit. Një paradoks,”– mësohet të jetë shprehur Philippe .
