Skip to content

Plas grushti në mes të protestës, dy persona rrihen në sy të policisë (VIDEO)

Me sa raportohet bëhet fjalë për një protuestues dhe një shofer

Ka nisur me tensione protesta e opozitës mes protestuesve dhe forcave të policisë. Flamur Noka dhe eksponentë të tjerë të PD janë përplasur me policinë te rruga e Elbasanit. Janë qindra forca policie që kanë marrë masa për protestën. Momente tensioni dhe shtyrje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Gjatë protestës tek zona e Zogut të Zi 2 persona civilë janë parë të përplasen fizikisht në sy të policisë.

Me sa raportohet bëhet fjalë për një protuestues dhe një shofer i cili ka kërkuar të kalojë aty.

Kanë qenë forcat e policisë që kanë ndërhyrë menjëherë për t`i ndarë.