Së fundmi një peticion po qarkullon online, duke i kërkuar Apple të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj. Linja që shenjon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni që kërkon vendosjen e Kosovës në hartë ka mbledhur rreth 11,000 firma që në ditën e parë. Këtë peticion e ka shpërndarë edhe Dua Lipa në Instastoryn e saj duke treguar si gjithmonë që nuk i harron rrënjët e saj sado lart të fluturojë.

Mirëpo, si duket ky postim nuk i ka pëlqyer aspak serbëve dhe këngëtarja Jelena Karleusa nuk ka ngurruar të shpreh pakënaqësitë edhe në Instagram.

Ajo ka publikuar storyn e Duas, duke e akuzuar se po shpërndan urrejtje dhe i bën thirrje ta përdor profilin për të dhënë mesazhe dhe dashuri. Madje i kujton edhe faktin se Hashim Thaçi po përballet me Gjykatën Speciale të Hagës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re