Një debat me tone të larta është zhvilluar këtë paradite në Lezhë, ku protagonistë ka qenë kryebashkiaku Pjerin Ndreu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Temë e debatit ka qenë shembja e ndërtimeve pa leje në këtë periudhë ku ka nisur edhe sezoni turistik, pas kalimit të kompetencave për mbrojtjen e mjedisit te Ministria e Brendshme.

Ndreu i ka thënë qartë Ministrit të Brendshëm dhe atij të turizmit se ata që mendojnë se mund ti përdorin kryebashkiakët si policë, e kanë gabim. Ndërkohë Lleshaj ka thënë se aksionet që kanë bazë ligjore, nuk mund të kenë nevojë për kosnultimin e kryebashkiakëve.

DEBATI I PLOTË:

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një njoftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shëmeb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë. Ia kam thënë kryeministrit dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshti harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmu, ka ardh koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë…

Bëj thirrje publikisht të ulemi trë diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Sms nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk  ekziston bashkia në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kërsej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka goditur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë. Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze. Siaps rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur. IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejperdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush  tjetër…

Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur  atë.

Klosi: (Nuk lë Ndreun të marrë fjale) Të largohen mediet. Do ta vazhdojmë mbledhjen pa praninë e mediave…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re