Të paktën një person u vra dhe katër u plagosën në një revoltë brenda natës në burg në qytetin port të Ekuadorit të Guayaquil, në të njëjtin objekt nga i cili u arratis në janar një nga udhëheqësit më të frikshëm të bandës së vendit.

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi të plotë të të gjithë qendrës së burgut, që ndodhet në një qytet qendër e rrezikshme për eksportin e kokainës nga vendet fqinje.
Në janar, burgu rajonal i Guayaquil ra në qendër të vëmendjes pasi Adolfo “Fito” Macias, kreu i një prej bandave më të fuqishme të vendit, u arratis nga burgu.

Pas arratisjes, presidenti Daniel Noboa vendosi një gjendje të jashtëzakonshme, e cila është zgjatur deri në prill, ndërkohë i shpalli luftë bandave që kanë zhytur kthetrat e tyre në vend.
Që nga viti 2021, më shumë se 460 të burgosur janë vrarë në luftërat brutale të bandave pas hekurave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re