Përleshje midis një grupi anarkistesh dhe policisë janë shënuar mbrëmjen e së shtunës në lagjen Kipseli të Athinës. Sipas burimeve policore, grupe ekstremistësh të majtë që kundërshtojnë masat e qeverisë për kufizimin e pranisë së banoreve në sheshe, si masë parandaluese nga CoVid 19, kanë sulmuar forcat e policisë në zonë.

Policia thotë se është goditur me gurë dhe sende të forta, ndërkohë që janë dëmtuar edhe disa motoçikleta të saj. Anarkistët të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë heqjen e masave kufizuese, sulmuan dhe disa vitrina dyqanesh dhe supermarkete.

Deri tani janë ndaluar 7 persona, ndërkohë që një valë reagimesh ka shpërthyer gjatë 24 orëve të fundit, ku mijëra grekë grumbullohen ne sheshet e lagjeve, por policia i largon, pasi ende është ekzistent rreziku i kontaminimit prej covid-it.

Më herët zv-ministri i mbrojtjes civile Nikos Hardhalias, deklaroi se masat kufizuese ndaj epidemisë së CoVid janë ende në fuqi dhe se ekziston rreziku i përkeqësimit të situatës, pikërisht tani që është faza e fundit e karantinës në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re