TIRANË– Momente rozë në Kongresin e Partisë Socialiste. Pas fjalës së Linda Ramës, kryeministri i vendit nuk e ka kursyer një puthje ndaj saj.
Pasi mbaroi fjalën e saj, ku foli për vendin, Edi Ramën si bashkëshort dhe se çfarë duhet të përmirësohet në të ardhmen, kreu i PS-së e ka pritur me një puthje në faqe bashkëshorten e tij.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=qhCcK41_8x4]
Puthje, e cila iu kthye edhe nga Linda, që u ul më pas në vendin e saj për t’ja lënë vendin në foltore bashkëshortit. Ky i fundit nuk i kurseu batutat për mënyrën sesi Linda e kritikon në drejtimin që ai i bën qeverisë.
Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.
(k.m/dosja.al)
