Deputeti socialist Ditmir Bushati doli sërish sot kundër partisë së tij, duke provokuar një debat kundër oligarkëve, edhe pse gjatë gjithë kohës sa ishte ministër nuk e përmendi kurrë këtë temë.
Teksa po diskutohej për qëndrimin e Bushatit në Parlament, në OPEN në Top Channel u zhvillua një debat i fortë mes pedagogut Arlind Qorri dhe ekspertit të ekonomisë Besart Kadia, ku nuk munguan as fjalët fyese dhe tonet e ashpra.
Pjesë nga debati:
Qorri: Oligrakia nuk ka nisur sot, por ekziston në Shqipëri që pas viteve 90.
Kadia: Të dhemb koka me këtë diskurs komunist
Qorri: Ti merr lekë nga Samir Mane? Përgjigju, merr para nga Samir Mane?
Kadi: Pusho. Ki respekt për tjetrin. Mos u bëj si Monika Kryemadhi. Unë punoj dhe paguhem si ti.
