Skip to content

Plas sherri mes dy sirianëve te rruga e Kavajës, 24 vjeçari godet me sende të forta një 18 vjeçar

Një sherr mes dy sirianëve ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta, në rrugën e Kavajës në Kryeqytet.

Policia njofton se sherri ka ndodhur mes dy shtetasve sirianë të identifikuar me inicialet S.H., 24 vjeç dhe B.M., 18 vjeç.

Shtetasi me inicialet S.H dyshohet se ka goditur shtetasin me inicialet B.M, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jeten. Ndërsa autori është shoqeruar në polici.

“Rreth orës 14:50, në fillim të rrugës Kavajës, gjatë një konflikti midis dy shtetasve sirian, shtetasi me iniciale  S. H., 24 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B. M., 18 vjeç. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë shtetasi B. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi S. H., u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njoftoi Policia.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb