Mbrëmjen e sotme 3 shtetas të plagosur janë paraqitur në spitalin e Sarandës. Fax News mëson se të plagosurit janë pjestare të një familje dhe kanë plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me sende te forta.

Të plagosurit janë pjestarë të familjes Avduli. Ngjarja ka ndodhur ne Çuke, Sarande. Dyshohet se familja Avduli është përplasur me anëtarin e një familje tjetër për motive pronësie. Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe e ka shpallur ne kerkim. Siç raportohet i shpalluri në kërkim është person me precedentë të mëparshëm penalë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re