Një 60-vjeçare gjermane dyshohet se ka shtyrë nga shkallët një shtetase amerikane në Lukovë pas një konflikti mes tyre.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe shtetasja gjermane me iniciale E. H., dyshohet se vuan nga shëndeti mendor.

Pas ngjarjes, 54 vjeçarja amerikane me iniciale T.P., është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Ndërsa 60-vjeçarja është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës

Raportohet se dy shtetaset e huaja banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

“Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe (dyshohet se vuan nga shëndeti mendor) ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse”, raportuan uniformat blu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re