ITALI- Të paktën dy gardianë burgu kanë mbetur të plagosur nga një përleshje që ka shpërthyer në një burg në Rimini të Italisë.

Sipas “Rimini Today”, një bandë shqiptarësh është përleshur me një bandë marokenësh në burgun “Casetti” gjatë orarit të meshës.

Përveç marokenëve të dënuar, kanë mbetur të plagosur edhe dy punonjës të policisë së burgut.

Këta të dy janë dërguar në urgjencë, ndërsa të dënuarit e plagosur janë mbajtur në spitalin e burgut.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re