Një sherrr për motive të dobëta ka ndodhur në Librazhd dhe si pasojë janë plagosur me thikë 2 persona. Autori i veprës penale ka qenë shtetasi N.S 36 vjeç i cili pas një konfrontimi fizik me dy të plagosurit ka nxjerrë thikën dhe i ka qëlluar.

Të dëmtuar kanë mbetur shtetasit M.P, 30 vjeç dhe R.B, 32 vjeç të cilët pasi u dërguan në urgjencë dhe u mjekuan, janë larguar për në banesë.

Njoftimi i Plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re