Ka pasur përplasje në këshillin bashkiak mes simpatizanteve të deputetit të PS, Shameti dhe përkrahësve të bashkisë për një shkollë. Këshilli bashkiak i Skraparit ka konsideruar gjimnazin e Potomit të paqëndrueshëm si pasojë e lëkundjeve sizmike që kanë goditur vendin së fundmi.

Kryetari i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema pohon se shkolla ka pasur shumë dëmtime dhe nuk mund të zhvilloget mësim. Për këtë arsye, bashkia ka paraqitur një projekt për restaurimin e një objekti, më konkretisht qendër shëndetësore që do iu shërbejë 81 nxënësve për të zhvilluar ciklin shkollor 2020-2021.

Ky projekt kap vlerën 14 milionë lekë të vjetra, ndërsa propozimi tjetër është për të bërë studimin e projektit për ndërtimin e shkollës nga e para, e cila arrin në vlerën 20 milionë lekë të vjetra. Nëse këto projekte miratohen në Këshillin Bashkiak, atëherë do të paraqiten tek ministria përkatëse për celjen e fondëve.

Në disa takime të këshillit bashkiak, ky propozim është rrëzuar, ndërsa ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e radhës. Sot kryetari e ka propozuar sërish këtë cësthje për ta futur në rendin e ditës. Kundër propozimit kanë qenë vetë anëtarët e PS që kanë hedhur poshtë këtë vendim. Mungesa e një ambienti për të zhvilluar mësimin për sezonin shkollor 2020-2021 konsiderohet si një cështje problematike për banorët e zonës.

Burimi: faxweb.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re