Një sherr mes tre të rinjve ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një 20-vjeçar ka goditur me thikë dy shokët e tij moshatarë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë, shtetasi Q.H dhe J.P, janë plagosur dhe ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.
Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./