Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Vorë, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur pak momente më parë. Njëri prej tyre ka marrë plagë nga arma, ndërsa tjetri nga një  thikë.

 

Policia ende nuk e ka sqaruar sherrin që ka qënë mes disa personave.

 

Paraprakisht mësohet se janë përfshirë në sherr tre persona. Një ka nxjerrë thikën duke plagosur një person tjetër. Vëllai i të plagosurit me thikë, me profesion ushtarak ka nxjerrë armën dhe ka plagosur agresosin e të vëllait.

 

Ky i fundit është arrestuar nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re