Skip to content

Plas sherri për Nexhmije Hoxhën, Rezarta Shkurta: Mir ja benin surretërve si puna juaj!

Rezarta Shkurta pati një zënkë virtuale me Megi Manen vetëm disa ditë pas ndarjes së Nexhmije Hoxhës. Asnjëra nuk është kursyer me fjalorin ku shihet se këngëtarja i shkruan: “Ti ti hash m*** vajzës time siç ja hëngrën dhe asaj. Shko bëj foto mbi gomar se aq e ke kapacitetin. Dhe mirë ja ka bërë surretërve si puna juaj”.

Ndërsa Megi ia kthen duke i thënë se “ajo(Nexhmija) plehra e keqe më
ka vrarë gjyshërit, më ka torturuar prindërit nëpër kampe internime dhe
ti më flet për mirësinë e një krimineleje. Të të vijë turp që ke pranuar
të bëhesh pjesë e një soji të fëlliqur si ajo. Ajo ndyrsirë që iku sot i
ka duart e lara me gjakun e njerëzve tanë dhe ai gjak do rëndoj në
kokën e vajzës tënde”.

Në përfundim të fjalës i uron që të gjithë të shkojnë pas Nexhmijes
pasi janë familje që kanë lyer duart me gjak. Rezarta i replikon duke i
thënë se i uron vetëm të mira duke i shmangur të gjitha fjalët e rënda
të thëna nga Megi.

Në lidhje Skype nga Italia, ajo tregoi për “Ftesë në 5” me Bieta
Sulon, Megi tha se nuk është e penduar dhe fjalët e përdorura ishin
provokim.

“Fjalët që unë kam përdorur nuk kanë qenë fjalë të rastit. Unë isha
direkte në mesazhin tim fillestar. Kur e pashë që ajo kishte qejf të
debatonte dhe të shtirej si një personazh pozitiv, unë gjeta shkakun që
t’i përplasja të vërtetën. Fakti që unë e kapa te fëmija, unë nuk kam
asgjë personale as me Rezartën, as fëmijën e Rezartës. Fëmija i Rezartës
mban në kurriz një emër të rëndë, që është njollë”, tha ndër të tjera
Megi.

Previous articleA do te rikthehet Tahiri në PS? Edi Rama surprizon me përgjigjen e tij (VIDEO)