Skip to content

Plas sherri: Presidenca në alarm, nuk ka më dekorata!

Nikoll Lesi vazhdon talljen me Ilir Metën.

Ai shkruan se në Presidencë ka plasur sherri, pasi kanë mbaruar dekoratat.

“Në Presidencën e Republikës ka plasur sherri sot në mesditë.

Presidenti ka plan mujor për dhënie dekoratash, por administrata nuk e ka parashikuar dhënien pa hesap të dekoratave nga kryetari shtetit I.M.

Kur kanë shkuar në magazinën e Presidencës për të marrë dekorata me çanta, nuk kishte më!

Atëhere u dha alarmi: Prodhoni 2 milionë dekorata për çdo shqiptar! Me shumicë!

Ndërkohë i nisën një sms një sahanlëpirsi, diku afër sheshit Wilson, që të bënte statuse në facebook ndaj çdokujt që do shkruajë për mungesën e dekoratave në presidencë.

Këto ditë derisa të prodhohen me shumicë dekoratat e reja, presidenti do bëjë pushim”, shkruan ai.

Kuptohet, që kemi të bëjmë me ironi, pasi Ilir Meta mund të shpërndajë dekorata sa të dojë, për sa kohë është president.