Deputeti Adriatik Alimadhi gjatë video-konferencës në mbledhjen e Komisionit të ligjeve ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit tjetër të opozitës parlamentare Myslim Murrizi. Alimadhi e akuzon Murizin se ka falsifikuar firmat e disa deputetëve në dokumentin që deputetët e opozitës kanë firmosur për ndryshimin e sistemit. Një prej firmave që Alimadi pretendon se është falsifikuar është ajo e deputetit Kostaq Papa, ky i fundit i pranishëm në mbledhje ka deklaruar se firmën ia ka hedhë Murrizi se atë ditë i dhimbte dora.

Pjesë nga debati:

Alimadhi: Merreni verifikojeni firmën e Kostaq Papës. Murrizi: Nuk është Kostaq Papa te lista e firmëtarëve

Alimadhi: Firmat aty janë hedhur me telefon nga një deputet Ka dhe deputetë në atë listë që janë firmosur nga një deputet. Dua që asnjë e drejtë të mos shkelet. Si firmos një deputet në emër të një tjetri. Nuk mund të firmoset me telefon.

Hysi: Ju duhet të kërkoni ndjesë pasi po fyeni deputetët

Alimadhi: Nuk dua të më bëni gjyqin. Nuk jam nga ata burra që tërhiqem për një gjë që kam thënë. Unë po them për nismën që kanë marrë jo që janë të papërgjegjshëm. Krahasimi i dy firmave të Papës është e shpërndarë në rrjetet sociale. Ju zonja Hysi nuk mund të hidhni baltë mbi mua. Mos ma bëni më këtë. Respektoni të drejtat e njeriut. Jam i ndërgjegjshëm. Nëse ju doni përballemi në institucionet e drejtësisë për verifikimin e dy firmave. Firma e Kostaq Papës është ndryshe.

Kostaq Papa: Doja të theksoja disa gjëra. Unë jam një deputet fuqiplotë dje gjithçka që bën e bëj me ndërgjegje të plotë. Unë veproj dhe në forma të tjera. Kur bëhet fjalë për çështje kohe mund të përdorim 101 forma për të ndikuar. Unë jam dakord për firmën time dhe nuk kam nevojë për avokat. Pas juridikut kam mbaruar doktoraturën për të drejtën ndërkombëtare. A ka mundësi të ndikojmë për të çuar Shqipërinë në BE.

Nuk ka lidhje nëse ka firmosur dikush tjetër. Unë do ta firmos edhe njëherë mbi emrin tim për herë të dytë. Ne do lëmë hapur shtegun për të ndikuar për të gjetur një konsesus për të ndryshuar qoftë sistemit. Nuk është çështja se hodha një firmë të shtrembër apo ma hodhi shoku sepse më dhimbte dora. Unë do ngjitem lart dhe do firmos.

Ulsi Manja: Unë nuk bëj pjesë të grupi i deputetëve të papërgjegjshëm. Duhet të fokusohemi te nisma. Sot kjo nismë ka gjithë vëmendjen e opinionit publik. Nëse dikush kërkon koalicionet parazgjedhore se do të vegjetojë 30vjet është i lirë ta kërkojë. Ai që do të konkurrojë i vetëm kërkon heqjen e tyre. Qytetarët kërkojnë të dinë se kë subjekt do votojnë. Ne po merremi me firmën e Kostaq Papës kur ai del dhe e pranon vetë. Të gjithë kemi zë dhe figurë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re