Skip to content

Plasin fishekzjarret në Durrës, militantët e PD presin Bashën me thirrjet: O Lulzim, o hero, gjithë Shqipëria ty të do

Lulzim Basha është pritur nga qindra militantë të PD ditën e sotme në Durrës. Me flamuj të PD-së dhe me fishekzjarre, ai u pritu me thirrjet ‘O Lulzim, o hero, gjithë shqipëria ty të do!’.

Basha tha para tyre se kur të vijë në pushtet do të bëjë gjithcka që fatura e marrëveshjes që shqiptarët duhet të paguajnë te OSHEE të hiqet.

“Dua t’ju them të vendosni maskat dhe të mbani distancën. Sot në takim diskutuam për angazhimin tonë për borxhin e Ramës, për përmbylljen e procesit të legalizimeve.

Problemi që na ka rënë mbi kokë, marrëveshjet e famshme që ju duhet të paguani cdo muaj, nga OSHEE, që ju sjell stres, depresion, që ju zbarz xhepat”, tha Basha.