Skip to content

Plasin polemikat/ Kompania “Wizz Air” heq linjën nga Tirana drejt këtij vendi tjetër…

Screenshot 20231105 171804 Gallery 750x375 1

Kompania ajrore “Wizz Air” ka anuluar linjën Tiranë – Brindisi. “Confesercenti Nazionale”, një nga organizatat më të mëdha të biznesit në Itali, ka shprehur shqetësim të madh për pasojat negative që do të ketë ky vendim mbi ekonominë e rajonit të Salentos.

Organizata ka reaguar ashpër ndaj anulimit të kësaj linje, e cila duket se vjen si pasojë e vështirësive financiare të kompanisë, përfshirë kostot më të larta se pritshmëritë dhe rritjen e numrit të avionëve të mbetur në tokë për shkak të problemeve me furnizimin e motorëve.

Ky vendim po shkakton shqetësim të madh tek turistët dhe frikë të konsiderueshme tek operatorët ekonomikë të Salentos, të cilët përfitonin nga ky shërbim transporti”, thekson Confesercenti.

Anulimi i linjës Tiranë-Brindisi duket se ndjek të njëjtën tendencë si reduktimi i ndalesave të anijeve turistike në portin e Brindisit.