Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Durrës, ku një 33-vjeçar ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes, një 23-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhjev.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re